Posts

Definicioni i Gjeografise

Image
Gjeografia  (nga  greq.   γη  /  γαια , gi / geo - tokë, dhe  γραφειν , grafi - përshkrim.Gjeografia është  shkenca  që studion dukuritë që ndodhin në  natyrë  dhe pamjen e jashtme te tokes  relievi .Përshkruan, sqaron dhe e riparaqet  tokën  në pamjet e saj fizike, si edhe hapësirën,  mjedisin  dhe vendin e jetesës , ndërveprimin dhe pasojat e organizmave, gjallesave të sipërfaqes së saj. Pra, ajo studion trojet, qofshin ato natyrore apo njerzore, dhe ecuritë (proçeset) që i ndikojnë ato, si dhe pse ato ndryshojnë me kalimin e kohës, dhe si ato ndryshojnë në hapësirë. Gjeografia e përgjithshme ndahet në: Gjeografinë fizike (natyrore) ku shkencat komponente: Gjeomorfologjia Gjeologjia Klimatologjia Hidrologjia Pedogjeografia Biogjeografia Paleogjeografia Gjeografinë shoqërore (Antropogjeografike) ku shkencat komponente janë: Demografia Gjeografia e vendbanimeve Gjeografia ekonomike Gjeografia politike Gjeografia sociale Kohëve të fundit gjeografisë së përgjit

Vullkanet

Image
Vullkani - Vullkanet janë forma të ngritura në Tokë, të cilat krijohen me shkarkimin e masës së zjarrtë-magmës, gazeve dhe avujve nga brendia e Tokës në sipërfaqe. Proceset e ndryshme të lidhura me to quhen  vullkanizëm . Vullkani paraqet një dukuri sipërfaqësore në formë kupe. Kupa me kanal ose ndonjë çarje është e lidhur me brendinë e Tokës, nëpër të cilën lëvizë masa e zjarrtë dhe e lëngët-magma (nëse magma del në sipërfaqen e Tokës atëherë quhet lavë), gazrat, avulli e produktet tjera dhe shkarkohen në sipërfaqe. Ky proces i shkarkimit quhet  erupsion . Në majë të kupës gjendet krateri në formë hinke. Anash kupës vullkanike shpeshherë çfaqen kupa dhe kratere parazite. vullkanet janë gryka, ku materiali i zjarrte shkembor del nga brendesia e tokes. Magama duke u nisur nga vatra e vullkanit, e cila gjendet në trysni të madhe është e lëvizshme. Magma kur ngurtësohet në brendi të korës së Tokës formon shkëmbinj të brendshëm magmatik ose të shpërthejë e të derdhet në sipërfaqe- vullk

Parku Nacional Jelloustoun

Image
Jelloustoun (angl. Yellowstone) është park nacional i SHBA-ve cili shtrihet në territorin e tri shteteve federale : Vajoming, Montana dhe Ajdaho. Jellouston (Yellowstone) është parku i parë kombëtar i Shteteve të Bashkuara, i shpallur në vitin 1872. Ka një sipërfaqe prej 8987 km². Parku shtrihet në tri shtete, Uajoming, Montana dhe Ajdëho. Parku Jelloustoun është më i vjetri në botë. Emri i parkut vjen nga Lumi Jellouston që kalon përmes tij. Nuk dihet me saktësi nëse emri u referohet gurëve të verdhë sulfurorë nën ujëvarën e Kanionit të Madh që derdhet në Lumin Jellouston, apo nga bankinat e tij të rërës. Jellouston është parku në tërheqës në Amerikë, i vizituar nga miliona turistë në vit. Me një hapësirë tejet të madhe dhe me një florë dhe faunë jashtëzakonisht të pasur, do të duheshin disa vizita për të shkelur një pjesë të madhe të tij. Ju sjellim tani pamje nga parku kombëtar Jellouston. Parku është i njohur me gejzerët e tij, me burime të nxehta, me vullkanin e veçantë dhe me ka

Oqeani Paqesor

Image
Oqeani Paqësor (lat. pacificus = me bë paqë) ose Oqeani Pacifik (shk. Pacifiku) është oqeani më i madhi i tokës me një sipërfaqe prej 179,7 milion km² dhe me një thellësi maksimale prej 11.034 m (te Kanali Mariana) është njëkohësisht edhe oqeani më i thellë. Oqeani Paqësor ka një sipërfaqe prej 179.7 milionë kilometrash katrorë (69,4 milionë milje katror dhe 161 milionë metër kub), që është afërsisht sa një e treta e sipërfaqes së Tokës dhe më e madhe se e gjithë sipërfaqja tokësore e Tokës. Ai shtrihet me një gjatësi prej 15.500 kilometrash nga Deti Bering deri në Arktik, ku kufizohet me Detin Ros të Antarktidës (edhe pse rajonet antarktike të Paqësorit janë përshkruar shpesh si pjesë e Oqeani Jugor rrethpolar), Gjerësinë më të madhe në drejtimin lindje-perëndim e arrin në paralelin 5°N, ku arrin përafërsisht 19.800 kilometra (12.300 milje), nga Indonezia në bregdetin e Kolumbisë dhe Perusë, një distancë pesë herë më e madhe se diametri i Hënës dhe gati gjysma e të gjithë gjerësisë

Lumi Nil

Image
Lumi  Nil (arabisht: النيل, arabisht egjiptian en-Nil, arabisht standard a-Nil, kopt: ⲫⲓⲁⲣⲱ, egjiptian i    lashtë: Ḥ'pī dhe Jtrw; hebraisht biblik: הַיְאוֹר, Ha-Ye 'ose הַשִׁיחוֹר, Ha-Shiihor) është një lumë i madh në veri, në Afrikën verilindore dhe zakonisht konsiderohet si lumi më i gjatë në botë, [1] edhe pse disa burime e citojnë lumin më të gjatë në Amazon. Nil, i cili është 6,853 km (4,258 milje) i gjatë, është një lumë "ndërkombëtar", pasi baseni i tij i kullimit mbulon njëmbëdhjetë vende, përkatësisht Tanzani, Uganda, Ruanda, Burundi, Republika Demokratike e Kongos, Kenia, Etiopia, Eritrea, Sudanin e Jugut, Republikën e Sudanit dhe Egjiptin. [3] Në veçanti, Nili është burimi primar i ujit të Egjiptit dhe Sudanit. Lumi Nil ka dy degë të mëdha, Nil të Bardhë dhe Nil i Kalter. Nili i bardhë konsiderohet të jetë rryma kryesore dhe rrjedha primare e vetë Nilit. Nili i Kalter, megjithatë, është burimi i shumicës së ujit dhe baltës. Nili i Bardhë është më i gjatë

Shkretetira e Sahares

Image
Saharaja  është  shkretëtira  e dytë për nga madhësia pas  Antarktikut   në botë, me 9 000 000 km2 e cila gjendet në veri të  Afrikës . Sipërfqja e Saharasë ësh a të përafërsisht sa 50 shtetet e  SHBA -ve. Emri i Saharasë rrjedh nga fjala  arabe  (arab. صحراء), që do të thot shkretëtirë. Sahara, ashtu çfarë është sot ekziston për 3.500 vjet.Gjithashtu ka pak bimë të cilat kanë një sasi të kufizuar uji në të. Sahara-ja ka një mjedis shume të ashper me kushte ekstreme.Sahara ka kryesishte një klime subkontinentale,me klime shume të nxehte shkretinore dhe vere te gjate nderkohe dimri eshte i shkurter dhe shumë i ngrohte.Klima e kesaj shketetire eshte gjithashtu e karakterizuar nga nje qiell i paster,moti i qendrueshem dhe me shume pak ose fare rrenje shiu.Edhe pse Sahara-ja ndodhet poshte Tropikut te Gafores ne pjesen me te madhe klima atje eshte subkontinentale per shkak te presionit te larte subkontinental i cili eshte faktori kryesor per klimen e nxehte ne kete shkretetire.Rajoni veri

Himalajet

Image
Himalajet jane vargmali më i madh në tokë, i cili shtrihet në kontinentin e Azisë. Vargmali është i gjatë 2570 km, i gjerë 250–300 km. Maja më e lartë në Himalaje është Mali Everest  (8848 m). Kufiri i borës në Himalaje shtrihet në lartësitë 4500m-2200m. Është me rëndësi të thuhet se Himalajet janë burim i shumë lumenjve. Dallohen maja të shumta malore, 11 prej tyre e tejkalojnë lartësinë prej 8000 m. Gjatesia e tyre eshte 2500 km, kurse gjeresia 180–350 km. Kane trajten e nje harku qe fillon nga gryka e lumit Ind ne perendim deri ne gryken e lumit Brahmaputra ne lindje. Ne veri kufizohen me rrafshnalten e Tibetit dhe ne jug me ultesiren e Indo-Gangut. Jane male qe jane formuar gjate orogjenezes Alpine dhe shpesh ne to ndodhin termete. Malet Himalaje perbehen nga kater vargje malore: Malet Sivalike ( 900-1200m) jeshte vargu me jugor i cili perfundon ne ultesiren e Indo-Gangut. Ne veri me ta shtrihen HImalajet e Vogla qe ngrihen mesatarisht 3500 – 4500 m dhe lartesia max 6000m. Vargu